E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta paralajmëron Ramën: Je simbol i Pablo Eskobarit, do përfundosh me policin te dera
Politikë

Meta paralajmëron Ramën: Je simbol i Pablo Eskobarit, do përfundosh me policin te dera

Meta shpërthen ndaj Ramës: More vagabond, ti bën si i fortë?! Unë jam Ilir Rexhep Metaj, kam lindur 1000 metra mbi nivelin e detit

Në një takim me strukturat e kryeqytetit të forcës së tij politike, Meta tha se Rama është simbol i trafikantit të drogës me famë botërore Pablo Eskobar dhe se është i rrethuar nga bota e krimit. Për këtë arsye, sipas tij, kryeministri do të përfundojë me mjekun te koka dhe policin te dera, duke nënkuptuar burgosjen e tij.

Mor vagabond ne jemi populli i Mujo Ulqinakut, Vojo Kushit, që simbol dhe ideal ke Pablo Eskobarit dhe drogaxhinjtë e botës, që të dhunonin të gjithë të fortët e Tiranës që të vendosnin pistoletën te gjuri. Këta komandojnë kudo, në Shkodër në Lezhë. Kush është ky, që bën si i fortë. Ka merak edhe identitetin tim ai, ai ka hallin tim, e kam mbiemrin Meta apo Metaj, unë jam krenar për mbiemrin tim dhe jam krenar që kam lindur 1000 metra mbi nivelin e detit. Përveçse jam shumë i lumtur që kam lindur në Skrapar, jam i lumtur që jam çuni i pazarit të ri, ku merrnim leksionet që të mos rrihnim çunat e lagjes por t’i binim më të fortit. Bëhu gati dhe bjeri më të fortit, kur i bie të fortit nuk ndihen të tjerët. Dua t’i them çunit të Kristaqit, edhe ai e di që unë e kam mësuar nga pazari i ri, unë i bie më të fortit, ky nuk është më i forti por bën si më i forti, unë i bie më të fortit dhe e këpus në mes. Dhe t’i duket Erioni i Kolonjës, gjigant kur të bjerë. I bie vetë unë, s’kam nevojë të porosis, i bie në emër të popullit të Shqipërisë, në emër të vuajtjeve të shqiptarëve. Një popull që vuan nga një bastard, por ky vend ka Zot dhe Tirana do të jetë e para që do të godasë tiraninë. Nuk ka për të pasur lekë as për avokatët për ta mbrojtur. Kur të shkojë te qelia 4, dhoma 5 do ketë mjekun te dhoma, dhe policin te dera. Do jemi shtet ligjor ne. Ashtu firmos ti fët e fët, por firma mbetet

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.