E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta përcjell mesazhin e koduar nga vendlindja Çepan: Përgatitje për dimrin e fundit
Publik News

Meta përcjell mesazhin e koduar nga vendlindja Çepan: Përgatitje për dimrin e fundit

Presidenti Ilir Meta ka kryer një vizitë në një fermë rrushi në Çepan, e cila është edhe vendlindja e tij.

Ai ka publikuar disa foto teksa shihet mes vreshtave të rrushit së bashku me fermerin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se po përgatitet për dimrin e fundit.

Mesa duket Meta e ka fjalën për dimrin e fundit të qeverisjes së Socialistëve, pasi edhe më herët ai ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme me 25 prill do të jenë një referendum, që sipas tij do rrëzojnë kryeministrin Edi Rama.

“Në Çepan, duke u ndarë me vjeshtën dhe përgatitur për dimrin e fundit”, shkruan Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.