Presidenti Ilir Meta ka publikuar në profilin e tij pamjet të momentit kur Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO).
Në video e publikuar nga Meta shfaqet ish-presidenti i SHBA-ve George W. Bush në vizitën e tij në Tiranë, krah ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Mirënjohje për të gjithë ata burra e gra, në politikë, por edhe në fushën ushtarake e të sigurisë, që udhëhoqën me vizion, punuan dhe realizuan këtë projekt transformues dhe integrues. Një falënderim të veçantë për Presidentin e SHBA-ve, George Ë. Bush, i cili edhe me vizitën e tij të paharruar në Tiranë frymëzoi dhe mbështeti përpjekjet e përbashkëta për realizimin final të këtij qëllimi madhor”, shkruan ndër të tjera Presidenti Ilir Meta.
REAGIMI I PLOTË – VIDEO
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 11 vite më parë është një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme në historinë e shtetit dhe të kombit shqiptar.
Mirënjohje për të gjithë ata burra e gra, në politikë, por edhe në fushën ushtarake e të sigurisë, që udhëhoqën me vizion, punuan dhe realizuan këtë projekt transformues dhe integrues.
Një falënderim të veçantë për Presidentin e SHBA-ve, George Ë. Bush, i cili edhe me vizitën e tij të paharruar në Tiranë frymëzoi dhe mbështeti përpjekjet e përbashkëta për realizimin final të këtij qëllimi madhor.
Tashmë ky përvjetor bëhet edhe më kuptimplotë për shkak se 17 vite pas nënshkrimit të Kartës së Adriatikut, jo vetëm Shqipëria dhe Kroacia, por lumturisht edhe Maqedonia e Veriut, është anëtare e NATO-s



