E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta :Shqiptarët po ikin sepse Rama është armiku kryesor i lirive të tyre
Politikë

Meta :Shqiptarët po ikin sepse Rama është armiku kryesor i lirive të tyre

Nuk duam që ky vend të braktiset, Shqipëria u përket të rinjve dhe ne do ta bëjmë realitet

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se shqiptarët po ikin sepse Edi Rama është armiku kryesor i lirive të tyre, autori dhe përgjegjësi i vrasjes së shpresës së të rinjve.

Duke iu referuar shkrimit të Forbes, Meta shkruan se ne nuk duam që ky vend të braktiset, Shqipëria u përket të rinjve dhe ne do ta bëjmë realitet.

POSTIMI I PLOTË
Eksodi masiv i të rinjve tanë tërheq vëmendjen edhe të Forbes.

Shqiptarët po ikin, duke zënë vendin e tretë në botë për të larguarit nga vendi, sepse Edi Rama është armiku kryesor i lirive të tyre, autori dhe përgjegjësi i vrasjes së shpresës së të rinjve, në nivele aq dramatike sa po i detyrojnë të rrezikojnë edhe jetën duke kaluar La Manshin me gomone!

Ne nuk duam që ky vend të braktiset, pasi çdo fëmijë që ikën nga Shqipëria le një brengë në familje.
Shqipëria u përket të rinjve dhe ne do ta bëjmë këtë realitet! ✌️🇦🇱

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.