E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta: Të dielën, Shqipëria ndahet me regjimin monist dhe shumë shpejt, edhe me kreun e bandës uzurpatore!
Politikë

Meta: Të dielën, Shqipëria ndahet me regjimin monist dhe shumë shpejt, edhe me kreun e bandës uzurpatore!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur bindjen e palëkundur se më 14 maj, Shqipëria do të ndahet me këtë regjim monist në pushtetin vendor dhe shumë shpejt do të ndahet dhe me kreun e kësaj bande uzurpatore, siç e cilësoi ai kryeministrin Edi Rama.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas daljes nga selia e PD, Ilir Meta tha:

Pyetje: Z. Meta, nëse Rama po përdor policinë dhe arrestimet ndaj opozitës, opozita çfarë do të bëjë në rastet kur ka denoncime në favor të Partisë Socialiste”

Ilir Meta: Cunami opozitar nuk ndalet. Kudo po dokumentohet çdo krim zgjedhor. Të gjithë do të përgjigjen dhe ju e dini shumë mirë se si i përdor Edi Rama edhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt dhe gjysmën e qeverisë e ka në burg. Gjysmën tjetër,  janë gati për t’iu bashkuar shokëve për arsye se ky i përdor, i imponon të shkelin ligjet dhe pastaj përpiqet të zgjasë sa të ketë mundësi pushtetin e tij, sepse është i tmerruar nga vota e lirë, është i tmerruar nga llogaridhënia dhe ajo po troket. Edhe 48 orë!

Z. Meta. Një javë më parë është arrestuar një person në Tiranë, i cili akuzohet se ka tentuar të blejë vota për koalicionin “Bashkë fitojmë”…

Ilir Meta: Inskenimet… Së pari, këto janë të gjitha inskenime të policisë së Bledi Çuçit, që ju e dini se çfarë varësie të tmerrshme ka nga Edi Rama. Së dyti, ju e dini që Edi Rama po i blen, po përpiqet t’i blejë votat hapur kudo që shkon duke shpërdoruar në mënyrë kriminale, në kundërshtim me ligjin zgjedhor, pozitën si Kryeministër i të gjithë shqiptarëve.

Së treti e shikoni se edhe aty keni asfalt elektoral që hidhet nga një fabrikë  e paligjshme asfalti. E di Tirana, ka dy muaj që hidhet asfalt, pa asnjë tabelë, pa asnjë transparencë.

Të gjithë e dinë se kush përpiqet të blejë bota. Ne i kemi dokumentuar i kemi bërë të gjitha veprimet tona para institucioneve të drejtësisë, që gjithmonë flenë kur bëhet fjalë për kandidatët e PS-së.

Të gjitha inskenimet që bëhen ndaj opozitës janë tmerri i cunamit mbarëpopullor e mbarëqytetar, i cili është i pandalshëm. Shqipëria, ditën e diel ndahet me këtë regjim monist në pushtetin vendor dhe shumë shpejt ndahet edhe me kreun e kësaj bande uzurpatore.

Pyetje: Po nëse nuk ndahet, zoti Meta, do të vazhdoni?

Ilir Meta: Do të ndahet! Do të ndahet! Do të ndahet! Do të ndahet! Do të ndahet! Edhe ju do të shpëtoni. Do të jeni media të lira!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.