E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta tjetër ultimatum: Do ngeli pa zgjedhje gjithëpërfshirëse
Politikë

Meta tjetër ultimatum: Do ngeli pa zgjedhje gjithëpërfshirëse

Presidenti Ilir Meta ka apeluar sot për gjetjen e një formule për zgjidhjen e krizës politike në vend.

“Të jemi të përgjegjshëm ndaj shqiptarëve, prioritet mbeten negociatat me BE”, theksoi Presidenti, duke shtuar se shqiptarët nuk duan të dëgjojnë më justifikime.

Meta theksoi se kriza nuk duhet thelluar, ndërsa shtoi se nuk duhet humbur asnjë orë kohë për të gjetur zgjidhjen. President i cilësoi votimet e 30 qershorit si jo ligjore, duke shtuar se zgjedhjet vendore janë më 13 tetor.

“Procesi i rregullt ligjor dhe kushtetues për mbajtjen e zgjedhjeve është ai i 13 tetorit.

Po vijojnë interpretimet e njëanshme lidhur me zgjedhjet, por në 30 qershor nuk kishte asnjë proces të rregullt ligjor dhe kushtetues”, tha ai.

Ai gjithashtu u shpreh se në fakt zgjedhjet e vetme që do të çojnë përpara Shqipërinë edhe në Bashkimin Europian janë ato të datës 13 tetor.

“Provimin e qershorit e shtymë për në vjeshtë. 15-17 tetori më rëndësi për Shqipërinë. Negociatat me BE-në. Nëse nuk arrijmë të bëjmë zgjehdje gjithpërfsishërëse, povimi i vjedhtës është i pakalueshëm.

Shqiptarët nuk duan t’ja dinë për asgjë nëse deri më 18 tetor nuk happen negociatat. Jam fleksibël nëse 13 tetorin e ka parë ters në filxhan. Ka kohë që e pres me shpresë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.