E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mijëra euro te pelenat e mbesës, arrestohet shqiptari në Itali
Lajme

Mijëra euro te pelenat e mbesës, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane.

Ai u ndalua teksa lëvizte me makinë, ku ju gjet 10 gramë kokainë, fshehur në vezët “Kinder” dhe mbi 2 mijë euro.

Pas kësaj, policia bastisi shtëpinë e shqiptarit, ku Guardia di Finanza zbuloi 19.850 euro të mbështjella në katër pelena dhe të hedhura në koshin e banjës, mes pelenave të përdorura nga mbesa e tij.

Ai jetonte në Itali pa leje të rregullt qëndrimi dhe tani është akuzuar nga prokuroria e Pordenones për hyrje dhe qëndrim të paligjshëm, si dhe për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.