Mijëra francezë paralizojnë trafikun e vendit, në protestë kundër rritjes së çmimit të karburanteve
Nëse ka akoma shpresë ajo gjendet në Francë…
Rreth 120.000 qytetarë kanë dalë sot në rrugët e Francës për të protestuar kundër rritjes së çmimit të karburanteve.
Protestuesit e vetëquajtur “Jelekët e Verdhë” kanë bllokuar 2000 pika strategjike të të gjithë vendit duke “paralizuar” Francën. “Jelekët e Verdhë”, të vendosur në këto pika, kanë kryer rolin e një polici rrugor, por duke i bllokuar makinat me trupat e tyre.
Ata akuzojnë presidentin Emmanuel Macronpër braktisjen e njerëzve që i përkasin shtresës së mesme dhe asaj të varfër.
Ajo çfarë ka ndodhur deri tani nga protesta është se një protestuese femër mësohet të ketë vdekur, siç raporton BBC dhe protestuesit në Brittany, Franca veri-perëndimore, mbajtën një minutë heshtje për të ndjerën.
Por po ashtu thuhet se janë disa persona të lënduar, pasi në pikat ku trafiku është bllokuar ka rastisur të kishte shoferë të padurueshëm që kanë tentuar të çajnë turmën.
Ndërsa qytetarët akuzojnë mediat vendase, teksa në komentet e tyre në Twitter shkruajnë:
Është qesharake kur sheh se si kanalet e lajmeve paraqesin vetëm tubime të vogla. ne jemi të gënjyer!”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




