E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mikrofoni i hapur i nxjerr zbuluar. Për çfarë u qortua Alketa Vejsiu në Sanremo?
Publik News

Mikrofoni i hapur i nxjerr zbuluar. Për çfarë u qortua Alketa Vejsiu në Sanremo?

Padyshim që pjesëmarrja e saj në festivalin e madh nuk mund të lihej pa komentuar nga mediat italiane dhe sidomos kur shoqërohet me një incident.

“Ishte eksplozive. Showgirl e lindur në Tiranë tregoi një njohje të shkëlqyer të gjuhës italiane, mori në dorë gjithë festivalin dhe i vodhi shfaqjen madje edhe prezantuesit Amadeus,”- shkruan Il Messaggero.

Ndërsa shton: “Ajo foli për ëndrrat e bëra realitet duke treguar besim ekstrem në vetvete. Por duke e mbajtur linjën më shumë se ç’duhet.”

alketa-vejsiu

Kjo i referohet incidentit që ndodhi mbrëmjen e së enjten në Sanremo.

Pas prezantimit të këngëtares që garonte Elodie, Alketa dhe Amadeus dolën nga skena. Por kishin harruar që të mbyllnin mikrofonin nga ku u dëgjua: “4 minuta? Por kishim bërë një marrëveshje.”

Prezantuesja shqiptare u qortua për shkak se foli më shumë sesa minutazhi e lejonte, duke tejkaluar afatin e vendosur.

Pas kësaj, Alketa doli sërish në linjë por jashtë skenës këtë herë disa minuta më vonë.

Por ishte më e shpejtë në kalimin e linjës.

Ndërsa në një moment të dytë thotë në gjuhën italiane: “Kam pirë një çaj kamomili, kështu që do flas më ngadalë …”

alketa-vejsiu2alketa-vejsiu3alketa-vejsiu4

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.