E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Recepsionisti i 18 milionë eurove, miku i Gjiknurit arratiset nga Shqipëria
Lajme

Recepsionisti i 18 milionë eurove, miku i Gjiknurit arratiset nga Shqipëria

Pas publikimit të fakteve për skandalin me tenderit korruptiv të Unazes së Re, zbulohen detaje të reja, për përfaqësuesin shqiptar, të firmës së huaj.

Avdjol Dobi, 26-vjeçari shqiptar, përfaqësuesi ligjor i kompanisë “D Heberman”, e regjistruar në shtetin Dalaware, është “shembull çudibërës” se si falë përvojës së tij të vetme profesionale si recepsionist në një spital privat në Tiranë, ku gjatë dy viteve të fundit ka shërbyer si pritës e përcjellës i klientëve. ky djalosh, në emrin e të cilit është ngarkuar tenderi multi-milionësh, “gdhihet” si fitues tenderi me 18 milion eurosh

Natyrisht, “suksesi” i Avdjol Dobi, përfaqësuesit të firmës “Dunwell Haberman ”, e cila ka fituar tenderin 18 milionë eurosh për Lotin 1 të Unazes së Re, lidhet me faktin se ai ka qenë pjesë e stafit elektoral të Gjiknurit.

Si përfaqësues i “Dunwell Haberman” në Shqipëri, Avdiol Dobi është pronari i DH Albania.

Sipas dokumenteve të bërë publikë, të cilët i referohen Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), kompania DH Albania është degë e kompanisë Dunwell  Haberman, themeluar në shtetin Delwëere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qershor të vitit 1998.

Për këtë ajo ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaweare, Jeffrey Bullock, që vërteton aktivitetin e saj në këtë shtet dhe po ashtu dhe datën e themelimit 20 vjet më parë.

Avdiol Dobi, përfaqësuesi i firmës “Dunwell Haberman”, e cila ka fituar tenderin 18 milionë eurosh për Lotin 1 të Unazës së Re, ka qenë pjesë e stafit elektoral të Damian Gjiknurit.

Pas publikimit të skandalit, Avdiol Dobi është arratisur nga Shqipëria përmes Pikës së kalimit Kufitar të Muriqanit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.