Mimoza Shkodra zëvendëson Seldin me reperin e njohur (FOTO)
Ka kaluar pak kohë që nga ndarja e bujshme e dy këngëtarëve të njohur Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu, e duket se gjërat po rikthehen në normalitet.


Lajmin e bukur për fansat e ka zbuluar vetë Mimoza nëpërmjet një fotografie në rrjetet sociale. Pas dy bashkëpunimeve me Seldin, ajo ka vendosur të eksperimentojë me një tjetër rrymë muzikore, atë rep.

Shkodra kësaj here do të vij në bashkëpunim me reperin e njohur Gold Ag. Këtë e kanë konfirmuar vetë këngëtarët duke publikuar të njëjtën foto në “Instagram”.
“Gold & Mimoza”, ka shkruar reperi bashkëngjitur me foton pa dhënë më shumë detaje. Ndërkohë kujtojmë se kjo është kënga e parë e Mimozës pas ndarjes me Seldin dhe dueti i dytë i Gold Ag.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



