E enjte, 5 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Minatori shpërthen ndaj Arlind Qorit: Na orientonte të votonim PS-në!
Lajme

Minatori shpërthen ndaj Arlind Qorit: Na orientonte të votonim PS-në!

“Klodjan Leka vinte në pallatin tonë, pinte hashash me mua dhe shokët e Arlindit”

Një minator ka lëshuar akuza dhe deklarata të forta në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto”, duke vënë në qendër të vëmendjes kreun e “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qorin. Minatori nga Bulqiza, Oltjan Xheka, ka ngritur akuza të forta ndaj tij, duke rikthyer në vëmendje atë që thotë se ka përjetuar gjatë fushatës elektorale.

Gjatë një lidhjeje telefonike me emisionin, Xheka, i cili deklaroi se ka punuar për 15 vite në galeritë e minierave të Bulqizës, tregoi se e mban mend aktivitetin elektoral të Qorit në këtë zonë. Sipas tij, gjatë takimeve me qytetarët përcillej mesazhi që, nëse nuk votonin për subjektin që përfaqësonte Qori, të mbështesnin Partinë Socialiste dhe jo Partinë Demokratike apo LSI-në.

Por dëshmia e minatorit nuk u ndal vetëm te pretendimet për qëndrimet politike gjatë fushatës. Ai përmendi edhe një person me emrin Klodjan Leka, të cilin e identifikoi si pjesë të rrethit të shoqëror të Qorit, duke bërë pretendime për konsumimin e lëndëve narkotike në ambiente të përbashkëta.

Xheka deklaroi se personat në fjalë frekuentonin pallatin ku banonte dhe se, sipas tij, konsumonin hashash së bashku. Ai theksoi se po fliste hapur, duke dhënë emrin dhe mbiemrin e tij, ndërsa shtoi se vetë e kishte lënë prej kohësh këtë praktikë.

“Unë jam një minator nga Bulqiza, kam punuar 15 vjet në galeri në Bulqizë dhe e mbaj mend fushatën e Arlind Qorit. E kam emrin Oltjan Xheka. Edhe ky Arlindi, kur vinte në Bulqizë, na thoshin që nëse nuk na votoni ne, votoni Partinë Socialiste, mos votoni as Partinë Demokratike dhe as LSI-në.

Surpriza këtu është se ata shokët e Arlindit, ai Klodjan Leka, nëse ju thotë gjë emri, rrinin duke pirë bashkë me atë financuesin e këtyre, nuk e di si e ka emrin. Rrinin duke pirë lëndë narkotike në atë kohë, vinin te pallati ynë, pinin hashash bashkë me mua, po unë e kam lënë tani.

Unë po të flas me emër e mbiemër, e kam emrin Oltjan Xheka”, u shpreh minatori gjatë lidhjes telefonike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.