E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri Balla flet për vakancën pas dorëheqjes së Jorgo Goros  nga qelia
Lajme

Ministri Balla flet për vakancën pas dorëheqjes së Jorgo Goros nga qelia

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, përmes një deklarate për mediat, deklaroi se do të ndryshohet ligji për sistemin e adresave. Balla theksoi se do të thellohet reforma për systemin e gjendjes civile.

Më tej, Balla shtoi se çdo qytetar e ka detyrim të tregojë se ku jeton.

“Do ndryshojmë ligjin për sistemin e adresave. Thellojmë reformën për sistemin e gjendjes civile. Biem dakord të gjithë që kemi revoluvion dixhital në shërbime, që ka sjellë kursime të parave dhe të kohës që ata harxhojnë për të marrë dokumentet e nevojshme.

I drejtohem me përulje çdo qytetari, që të njoftojë vendin ku banon ose vendin ku qëndron. Iu drejtohem edhe qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, ne e bëjmë të detyrueshëm deklarimin e vendit të qëndrimit. Këtë qytetarët mund ta bëjnë online. Qytetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë ta tregojnë në E-Albania se ku jetojnë. Mund ta tregojnë me një faturë uji apo dritash. Çdo qytetar e ka detyrim të tregojë se ku jeton”, u shpreh Balla.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është pyetur në lidhje me bashkinë e Himarës dhe cili do të jetë në krye të bashkisë ndërkohë që kryetari i zgjedhur Fredi Beleri ndodhet në burg, dhe kryetari që ishte në detyrë Jorgo Goro ka dhënë sot dorëheqjen nga qelia e paraburgimit.
Balla u shpreh se rastet e krijimit të vakancave të krijuara në çfarëdo lloj forme, parashikohen në ligjin për organizimin e qeverisjes vendore.
Në lidhje me faktin se a do të jetë Vangjel Tavo ai që do të drejtojë këtë bashki, balla tha se qeveria do të zbatojë ligjin.
“Ligji për organizimin e qeverisjes vendore parashikon rastet e vakancës të krijuar në të gjitha format. Dorëheqja sapo ka ndodhur. Brenda 48 orësh prefekti njofton organet e qeverisjes ligjor. Qeveria do zbatojë ligjin pikë për pikë”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.