E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri Balla kërkon  ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit: Duhet të bëhemi institucion i besueshëm
Lajme

Ministri Balla kërkon ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit: Duhet të bëhemi institucion i besueshëm

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka njoftuar se ligji për Policinë e Shtetit do të ndryshohet. Në një prononcim për mediat ai tha se Policia duhet të bëhet një institucion i besueshëm dhe t’u përgjigjet kërkesave dhe pritshmërive të qytetarëve të saj.

Balla: “Duhet të na garantojë një polici shteti që i përgjigjet kërkesave dhe pritshmërie të publikut, për ta shndërruar policinë në institucionin më të besueshëm. Të presim dhe pak ditë, është një ligj që edhe sa i përket nr të neneve dhe ndryshimeve, është i madh dhe puna është e rëndësishme

Kodi etik ekzistues, pas shumë konsultimesh, mendoj se ka plot ide novatore të cilat na kanë ardhur për t’u përfshirë dhe për të ndaluar kontaktet e papërshtatshme, për të garantuar që punonjësit e policisë, të gardës dhe ato zjarrfikës, ta kenë më të qartë se në ushtrimin e detyrës duhet të garantojnë punë me integritet të lartë. Aleati më i madh i policisë së shtetit është publiku”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.