E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri Balla përshëndet aksionin nga Madridi: Ka ardhur koha për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë
Lajme

Ministri Balla përshëndet aksionin nga Madridi: Ka ardhur koha për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga Madridi ka komentuar operacionin e SPAK në bashkëpunim me policinë. Balla vlerësoi operacionin dhe tha se ka ardhur koha për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

‘Përgëzoj spak, dhe prokurorët që kanë drejtuar hetimin. Falenderoj policinë e shtetit, është një operacion që ndërlidhet, me personazhe të krimit në shqipëri që janë aktiv jo vetëm në shqipëri por edhe në disa vende europiane përfshirë edhe spanjën. Operacione te tilla të vijojnë të konsolidohet për ti dhënë fund pandëshkueshmërit. Kjo është një përgjigje për ata që thonë po kokat po kokakt pse nuk goditen’ është shprehur Balla.

Kujtojmë që SPAK ka lëshuar rreth 50 urdhër-arreste, për emra të njohur të botës së krimit. Sipas gazetares Klodiana Lala ky është aksioni më i rëndësishëm i viteve të fundit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.