E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri Balla :  Prioritet  i policisë, siguria në shkolla dhe lufta kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike
Lajme

Ministri Balla : Prioritet i policisë, siguria në shkolla dhe lufta kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me operacionet e fundit antidrogë të zhvilluara nga Policia e Shtetit, duke u shprehur se tashmë po shënohen rezultate konkrete.

Ministri Balla ka ripërsëritur porosinë ndaj Policisë së Shtetit për domosdoshmërinë e shkatërrimit të grupeve kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike.

Ndër të tjera Balla thekson se Policia e Shtetit ka sot prioritete kryesore paketën e sigurisë në shkolla si dhe luftën kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike prioritete kryesore

Reagim i plotë:

Policia e Shtetit po godet rrjetet e shpërndarësve të lëndëve narkotike duke shënuar rezultate konkrete. Vetëm gjatë 48 orëve të fundit aksionet policore Gjirokastër, Lezhë, Mirditë, Berat dhe Durrës kanë ndaluar gjashtë persona dhe sekuestruar doza të shumta kokaine dhe kanabis në mjedise argëtimi, të frekuentuara nga të rinjtë.

Ndërsa e garantoj publikun për goditje sistematike të këtij fenomeni me rezultate të përditshme, ripërsëris porosinë Policisë së Shtetit për domosdoshmërinë e shkatërrimit të grupeve kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike.

Publiku dhe çdo familje shqiptare presin që Policia e Shtetit të vijojë të marrë më shumë përgjegjësi ndaj çdo të riu e të reje, të cilët nuk i dinë sot sa duhet rreziqet e mëdha për shëndetin dhe familjet e tyre, ndërsa bien në grackën e keqbërësve të narkotikëve. Prandaj Policia e Shtetit i ka sot #PaketëneSigurisënëshkolla dhe luftën kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike prioritete kryesore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.