E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri Gogu dhe Drejtori i Përgjithshëm Qose festojnë Ditën e Verës në Kavajë
Lajme

Ministri Gogu dhe Drejtori i Përgjithshëm Qose festojnë Ditën e Verës në Kavajë

Me rastin e Ditës së Verës, Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose, zhvilluan një vizitë në Instituti i të Miturve Kavajë, ku u organizua një aktivitet festiv nga vetë të miturit e institucionit.

Fëmijët, së bashku me drejtoreshën e institutit Marinela Aliaj dhe mësuesit, kishin përgatitur një festë të veçantë me ushqime të gatuara nga vetë ata, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive.

Gjatë vizitës, ministri dhe drejtori i përgjithshëm vunë theksin tek rëndësia e rehabilitimit dhe arsimimit të të miturve, duke theksuar se qëllimi kryesor është që ata të kenë një mundësi reale për një fillim të ri dhe një të ardhme më të mirë jashtë mureve të institucionit.

Për bibliotekën e institutit, ministri dhuroi romanin Të Mjerët të Victor Hugo, që rrëfen historinë e Jean Valjean.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.