E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri Hoxha  jep emrat: Kemi 12 drejtues të rinj në qarqe, dolën nga konkursi
Lajme

Ministri Hoxha jep emrat: Kemi 12 drejtues të rinj në qarqe, dolën nga konkursi

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka folur sot për reformën në polici dhe emrat e rinj të Drejtorive të Policisë.

“Sot përmbyllet një tjetër fazë bazuar në reformën më të re për emërimin e drejtuesve të policisë në qarqe. Kemi 12 drejtues të rinj të dalë nga ponkursi ku morën pjesë 43 konkurrentë”.

Dymbëdhjetë drejtoritë e Policisë në Qarqe do të kenë nga sot drejtues të rinj. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha prezantoi këtë të enjte 12 drejtorët e rinj, në një dalje për mediat.

Ata janë:

  1. Elton Alushi – Drejtor i Policisë Tiranës
  2. Vilson Bala – Drejtor i Policisë Durrës
  3. Skënder Hitaj – Drejtor i Policisë Fier
  4. Fatmir Hoxha – Drejtor i Policisë Elbasan
  5. Fatmir Lleshaj – Drejtor i Policisë Shkodër
  6. Erion Ahmeti – Drejtor i Policisë Korçë
  7. Elidon Çela – Drejtor i Policisë Vlorë
  8. Altin Mena – Drejtor i Policisë Lezhë
  9. Altin Merizaj – Drejtor i Policisë Gjirokastër
  10. Luigj Vathi – Drejtor i Policisë Berat
  11. Gentian Berberi – Drejtor i Policisë Kukës
  12. Artion Duka – Drejtor i Policisë Dibër

Gjatë fjalës së tij, ministri Hoxha ka kërkuar që drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit duhet të kenë reagim të shpejtë ndaj ngjarjeve kriminale. Hoxha shtoi se masakra e Shkodrës me 4 viktima duhet të zbardhet sa më shpejt dhe autorët të vendosen para drejtësisë. Më tej, ministri tha se duhet të marrin fund shqetësimet e qytetarëve që ngacmohen nga punonjës policie të papërgjegjshëm për riparimin e avllisë apo të shkallëve.

Ndryshimet në kupolën e Policisë erdhën pasi në postin e ministrit të Brendshëm Taulant Balla u zëvendësua nga Ervin Hoxha. Ky i fundit urdhëroi çeljen e një konkursi për zgjedhjen e kreut të ri të Policisë së Shtetit, më pas nisi procedura për zgjedhjen e drejtuesve të 12 Qarqeve dhe shefave të komisariateve. Teksa në krye të Policisë së Shtetit u zgjodh Ilir Proda, këtë të enjte u mësuan edhe drejtuesit e qarqeve. Në vijim, do të zbardhen edhe emrat e shefave të rinj të komisariateve.

Konkursi i Policisë është kritikuar si fasadë, kryesisht nga opozita.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.