E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj: Janë grabitur   5 milionë euro
Politikë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj: Janë grabitur 5 milionë euro

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka treguar mbrëmjen e sotme në emisonin Real Story të Sokol Ballës se sa ka qenë shuma e vërtetë e parave të grabitura në aeroportin e Rinasit dy ditë më parë.

Lleshaj ka treguar se në fakt nuk janë grabitur as 7 milion dhe as 10 milionë euro, por 5 milionë euro, pra një shifër rreth 5 milionë.

Ndërkohë më tej, Lleshaj ka shtuar gjithashtu se kur grabitësit kanë ndërruar furgonin për të kaluar në një mjet të dytë, e kanë vendosur atë kryq në rrugë duke bërë të pamundur ndjekjen e mëtejshme nga Policia.

‘Shifra që kam unë është afër 5 milion eurove. Nuk është as 7 as 10. Pra ka qenë diçka rreth 5 milion. Kur grabitësit kanë ndërruar mjetet kanë lënë furgonin kryq dhe kanë bllokuar rrugën. Të gjitha parat i kanë kaluatr në mjetin e dytë. Kur po kalonin paratë është afruar policia dhe ka nisur shkëmbimi i zjarrit. Ka qenë vendosja e furgonit me shkrimin ‘Hetimin Tatimor’ kryq që ka penguar vazhdimin e ndjekjes nga Policia’, ka thënë ndër të tjera ministri Sandër Lleshaj.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.