E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri i Drejtësisë: Jemi në bashkëpunim me aleatët, për  pasuri të sekuestruara të rusëve në Shqipëri
Lajme

Ministri i Drejtësisë: Jemi në bashkëpunim me aleatët, për pasuri të sekuestruara të rusëve në Shqipëri

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është pyetur nga gazetarët në përfundim të mbledhjes së qeverisë nëse ka në vendin tonë asete të rusë që mbështesin pushtimin e Ukrainës.

Manja deklaroi se Shqipëria është pjesë e grupit të shteteve që kanë vendosur sanksione. Ai theksoi se janë në bashkëpunim të ngushtë me aleatët dhe nëse do të ketë një listë të personave të shpallur si mbështetës të luftës, do merren masa për të vendosur sanksionet.

“Në fakt është e vërtetë. Shqipëria është pjesë e grupit të shteteve që e kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë. Bën pjesë në shtetet që kanë vendosur sanksione.

Është një proces që udhëhiqet nga MEPJ. Jemi në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë ndërkombëtarë. Nëse do kemi një listë të personave të shpallur si mbështetës së luftës, ne si qeveri do zbatojmë deri në fund angazhimin që kemi marrë përsipër”, u shpreh Manja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.