E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri i Jashtëm në detyrë, Cakaj: A  do të ndikojnë zgjedhjet në Evropë për negociatat e Shqipërisë?
Politikë

Ministri i Jashtëm në detyrë, Cakaj: A do të ndikojnë zgjedhjet në Evropë për negociatat e Shqipërisë?

Ministri i Jashtëm në detyrë për Punët e Jashtme dhe Evropë, Gent Cakaj pyetet nëse zgjedhjet brenda Bashkimit Evropian do të kenë ndikim për vendimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

“Aktualisht, BE karakterizohet prej 3 sfidave madhore. Sfida e parë është Brexit, e dyta është diskutimi për riorganizimi i brendshëm dhe sfida e tretë është për kohezionin social. Natyrisht që klima e brendshme në BE mund të prodhojë një qasje të tjetër të BE-së sa i përket zgjerimit. Natyrisht, që klima politike në BE mund të ndikojë edhe vendimin për hapjen e negociatave. Ne si qeveri marrim përgjegjësitë absolute. Nëse Komisioni konstaton që kushtet teknike janë përmbushur, pjesa tjetër është vendimmarrje politike”, tha Cakaj.

I ftuar në studion e “Open”, Cakaj është përplasur me kryeredaktorin e gazetës “Panorama”, Robert Rakipllari, i cili e akuzoi për kontradiktë për deklaratat në lidhje me kancelaren Angela Merkel.

Ministri i Jashtëm në detyrë, Cakaj i tha Rakipllarit se takimi me Merkel ishte krejt i ndryshëm nga Samiti i Berlinit dhe se Berlini zyrtar është pro hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Më tej, Rakipllari i vuri në dukje ministrit se nuk është bërë asnjë hap përpara për integrimin në 6 vite.

“Procesi i asocimit nuk është anëtarësim. Sfida jonë nga qershori ka qenë kombinimi i potencialit reformator me procesin e anëtarësimit. Ju keni konfuzion total për këtë çështje”, iu drejtua Cakaj Rakipllarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.