Ministri i ri i Mbrojtjes në Shqipëri me nënshtetësi greke
Vëngu është i dyti qytetar me kombësi greke që drejton ministrinë e Mbrojtjes pas Kiço Mustaqit në kohën e diktaturës…
Pirro Vëngu /
Një zhvillim mjaft shqetësues është vënë re në ndryshimet e qeverisë që ka anonçuar Edi Rama sot. Në një post kyç të kabinetit si ministria e Mbrojtjes, është propuzuar një burokrat, i cili edhe sot e kësaj dite është me nënshtetësi greke, ku ka jetuar e punuar për shumë vite.
Piro Vëngu është një zyrtar që ju bashkua Administratës në vitin 2013. Në vitin 2013, Vëngu u atashua në paradhomën e Ditmir Bushatit nga Edi Rama, ku punoi si shef kabineti i ministrit të Jashtëm. Më pas ka lëvizur në disa poste, e deri më sot ka mbajtur karriken e drejtorit të Autoritetit portual të Durrësit.
I diplomuar në Athinë dhe në Francë, tani Vëngu, do të ketë në duart e tij sekretet më të rëndësishme të shtetit shqiptar, e natyrisht materialet e klasifikuara të NATO-s.
Vëngu është i dyti qytetar me kombësi greke që drejton ministrinë e Mbrojtjes pas Kiço Mustaqit në kohën e diktaturës…
Ishte pikërisht në atë kohë që u tha se shumë nga sekrete të ushtrisë shqiptare u vunë në përdorim nga shërbimet sekrete greke.
Vëngu, ka punuar për një kohë të konsiderueshme edhe në negociatat ndërmjet Tiranës dhe Athinës për çështjen e detit, duke qenë pjesë e kabinetit të Ditmir Bushatit. Pas largimit të Ditmir Bushatit nga posti i ministrit të Jashtëm, Vëngu u mor nga Edi Rama në kryeministri, ku punoi si drejtor i Antikorrupsionit.
Pirro Vengu u bë lajm në media, jo vetëm për detyrat e rëndësishme, por pasi në vitin 2015, teksa ishte në detyrë në ministrinë që drejtohej nga Ditmir Bushati, i erdhi një fletëthirrje nga Greqia, me arsyetimin se nuk kishte kryer detyrimin ushtarak në shtetin grek, detyrim për shkak të mbajtjes së pasaportës greke.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



