E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri Manja: Do të mbështesim pa rezerva konsolidimin e një sistemi drejtësie që forcon besimin e qytetarëve dhe promovon llogaridhënien
Lajme

Ministri Manja: Do të mbështesim pa rezerva konsolidimin e një sistemi drejtësie që forcon besimin e qytetarëve dhe promovon llogaridhënien

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se qeveria shqiptare do të mbështesë pa rezerva  konsolidimin e një sistemi drejtësie që forcon besimin e qytetarëve dhe promovon llogaridhënien.

ulsi-manja2

Në një aktivitet të organizuar për “Ditën e Drejtësisë”, Manja u shpreh se Reforma dita ditës po konsolidon vetveten dhe po rikthen besimin e qytetarëve, por theksoi se ka ende shumë sfida me të cilat pëballen.

Ulsi Manja: Reforma në Drejtësi dita ditës po konsolidon vetveten dhe po rikthen besimin e qytetarëve tek drejtësia.

Sa na takon si qeveri ne do të vazhdojmë të mbështesim pa rezerva konsolidimin e një sistemi drejtësie të qëndrueshëm që forcon besimin e qytetarëve dhe promovon llogaridhënien, integritetin në të gjitha nivelit.

Kemi institucione drejtësie më një arkitekturë moderne institucionesh dhe mekanizma shumëfish kontrolli e balance midis pushteteve shumëherë më të përgjegjshëm e më llogaridhënës sesa 10 vite më parë.

Kemi ende sfida me të cilat përballemi çdo ditë për ti dhënë qytetarëve shërbim dinjitoz që i përgjigjet nevojave të tyre.

Adresimi i këtyre sfidave nëpërmjet një qasje të re dhe më efikase në menaxhimin e tyre është qëllimi i përbashkët i të gjithë përfaqësuesve të nderuar që janë të pranishëm këtu sot.

Janë këto sfida që na inkurajojnë të rrisim bashkëpunimin ndërinstitucional midis organeve të drejtësisë.

Busulla jonë si në miratimin e ligjeve ashtu edhe në zbatimin e tyre ka qenë dhe mbetet qytetarët, të drejtat e liritë e tyre, ndaj sistemi gjyqësor duhet të jetë i orientuar ndaj cilësisë së shërbimit të ofruar prej tyre për të dhënë drejtësi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.