E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri Nufi : Do të prodhojmë dronë dhe mjete lundruese !
Lajme

Ministri Nufi : Do të prodhojmë dronë dhe mjete lundruese !

Qeveria ka miratuar autorizimin për shoqërinë KAYO që të nisë negociatat dhe të lidhë marrëveshje me dy kompani për ndërtimin e mjeteve lundruese dhe dronëve, në një hap që synon ringritjen e industrisë së prodhimit ushtarak në vend.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili deklaroi se ky vendim hap rrugën për krijimin e bazës së parë konkrete për ndërtimin e mjeteve lundruese në Shqipëri pas shumë vitesh mungesë investimesh në këtë sektor.

“Po krijohet shtrati pas kaq kohësh për ndërtimin e mjeteve lundruese në Shqipëri”, u shpreh ministri gjatë konferencës për mediat.

Sipas Nufit, KAYO është autorizuar të negociojë me dy shoqëri të huaja, të cilat pritet të jenë kompani italiane, ndërsa marrëveshjet përfundimtare ende nuk janë finalizuar.

Ministri theksoi se ky projekt pritet të japë impuls të ri për industrinë ushtarake shqiptare, duke sjellë investime të reja dhe hapje vendesh pune në sektorin e prodhimit dhe teknologjisë së mbrojtjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.