Ministri Peleshi shkarkon drejtorin e Bordit të Kullimit
Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka shkarkuar drejton e sapoemëruar të Bordit të Kullimit në Korçë, Nexhip Merollin.
Ne deklaraten e ministrise se Bujqesise thuhet se “Duke marrë në konsideratë faktin e bërë publik, se drejtori i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit për rajonin Korcë-Elbasan-Berat, rezulton fajtor me një vendim të formës së prerë (fakt për të cilin nuk është marrë dijeni në momentin e emërimit të tij) Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, vendosi largimin e tij të menjëhershëm nga detyra.
Shkarkimi është bërë pas denoncimit të bërë nga LSI, ku thuhej se Merolli është i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Korçës, por kjo nuk e ka ndaluar kryeministrin ta emërojë në postin e rëndësishëm./ CNA.al
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



