Ministri rus reagon pas pranimit të Finlandës si anëtare e NATO-s: Rrezik i lartë për konflikt!
Finlanda është zyrtarisht anëtare e NATO-s. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka deklaruar se pranimi i Finlandës në Aleancë dhe lëvizja e NATO-s për të rritur gatishmërinë e saj luftarake, rritin rrezikun e konfliktit.
Ndërkohë, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se pranimi i Finlandës është një ngjarje historike dhe se Suedia së shpejti do t’i bashkohet Aleancës.
“Putin kishte si qëllim të deklaruar pushtimin e Ukrainës që të kishte më pak NATO. Finlanda sot, dhe së shpejti edhe Suedia do të bëhet një anëtare e plotë e Aleancës”, ka thënë tej Stoltenberg.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



