E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri Sandër Lleshaj flet hapur: Çfarë do të ndodhë me Policinë e Shtetit
Publik News

Ministri Sandër Lleshaj flet hapur: Çfarë do të ndodhë me Policinë e Shtetit

Për një policia sa më profesionale dhe funksionale duhet forcë dhe gjeneratë e re. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se të gjithë atë që janë në moshë apo për arsye të tjera fizike duhet të largohen dhe ti hapin rrugë të rinjve.

Nga Lezha, ku u prezantuan forcat ‘Shqiponja’, ministri tha se do të modernizojnë trupën e policisë.  Ministri bëri apel për të gjithë punonjësit e policisë që të luftojnë krimin. Ai vlerësoi njësitë e posaçme në policinë e shtetit, ndërsa tha se OFL është krijuar për të goditur pasuritë e vendosura në rrugë kriminale.

 

“Kemi shtuar njësinë ‘E’ kundër krimit ekonomik. Njësia ‘K’ ka për detyrë kapjen e atyre që i janë shmangur drejtësisë. Kjo është një shtysë për t’i gjetur kudo që janë, për t’i vendosur para drejtësisë. Njësia ‘K’, kapjes së personave në kërkim do të funksionojë në bashkëpunim me homologët. Njësia ‘I’ është e inteligjencës. Njësia ‘C’ merret me luftën kundër krimit kompjuterik. Këtu kemi nevojë për djem dhe vajza në fushën e informatikës, i ftoj që të bashkohen në luftën kibernetike.

Së fundmi njësia OFL, që është krijuar për të goditur pasuritë e vendosura në rrugë kriminale. Në Shqipëri krimi ka marrë një farë goditje, por jo përherë pasuritë e tyre janë prekur. OFL synon që, të marrë pasuritë e vëna në rrugë kriminale atyre që i kanë ngritur mbi gjakun e të tjerëve.

Kemi hapur një program për të marrë studentë vetëm të ekselencës për t’i përthithur në policinë e shtetit. Do ta modernizojmë trupën e policisë. Ata për arsye moshe apo fizike do të duhet të largohen, do të trajtohen në kushte të njëjta sikur të ishin, por thjesht duhet të hapim rrugë, që të rinjtë të marrin rol në policinë e shtetit. Në një studim të fundit për programin e policimit në komunitet, nga sondazhi për nivelin e vlerësimit publik për policinë dhe sigurinë, rezulton se vlerësimi pozitiv për policinë është në nivele të larta historike, mbi 62% besojnë te policia dhe roli i saj. 75% beson se është i sigurt kur udhëton edhe natën në qytet apo fshat” tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.