E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministria e Jashtme e Kosovës për policët e arrestuar: Po privohen nga uji dhe buka!
Bota

Ministria e Jashtme e Kosovës për policët e arrestuar: Po privohen nga uji dhe buka!

Po trajtohen në mënyrë çnjerëzore nga Serbia

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka deklaruar se policët të cilët janë rrëmbyer nga forcat serbe po përballen me keqtrajtim. Shefi i stafit në këtë ministri, Sharr Jakupi, ka njoftuar se policët janë privuar nga ushqimi dhe uji dhe janë trajtuar në mënyrë krejtësisht çnjerëzore nga autoritetet serbe. Ai ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë këto veprime dhe t’i bëjë presion Serbisë për të liruar menjëherë policët e rrëmbyer. Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd ka alarmuar autoritetet serbe dhe komunitetin ndërkombëtar për nevojën e trajtimit mjekësor, por është injoruar nga autoritetet serbe. Situata kërkon veprime dhe ndërhyrje urgjente për të garantuar mirëqenien dhe lirinë e policëve të rrëmbyer.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.