E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministria e Mbrojtjes: 50 trupa të angazhuar për shuarjen e flakëve në malin e Shpiragut
Politikë

Ministria e Mbrojtjes: 50 trupa të angazhuar për shuarjen e flakëve në malin e Shpiragut

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se situata e zjarrit në malin e Shpiragut vijon të jetë e vështirë.

Njoftohet se 50 trupa të Forcave të Armatosura, 5 mjete dhe helikopteri Cougar janë angazhuar për shuarjen e zjarrit.

Situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit, por operacioni i Forcave të Armatosura do të vazhdojë me intensitet për të eliminuar plotësisht çdo vatër.

“50 trupa të FA, 5 mjete dhe helikopteri Cougar vijojnë angazhimin prej natës së mbrëmshme në shuarjen e flakëve në malin Shpirag të Beratit, ku zjarri mori përmasa të mëdha.

Puna nga terreni e ajri vazhdon për të vënë në kontroll përhapjen e flakëve të cilat u favorizuan nga era dhe temperaturat e larta.

Situata është e vështirë për shkak të terrenit por operacioni i Forcave të Armatosura do të vazhdojë me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër.

Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare!”, njofton Ministria e Mbrojtjes

Ndërkohë Berisha ka publikuar një video denoncuese nga Berati:

VIDEO e BERISHËS

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, vazhdoi të denoncojë situatën e krijuar nga zjarret e shumta në vend. Këtë herë, denoncimi vjen nga Berati.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.