Ministrja e ‘shëndetshme’ dhe e veshjeve të shtrenjta por jo e shëndetësisë
Sërish sot, Ogerta Manastirliu, ka dalë në media dhe ka folur për investimet e reja në sektorin e Shëndetësisë.
Flet aq shumë për investime, sa kushdo do mendonte se spitalet e vendit janë të njëjta me ato të vendeve të zhvilluara, por nëse të rastis për të shkuar në këto ambjente, do pendoheni.
Sot Orgerta ka vizituar qëndren shëndetësore në Roskovec. Kuptohet se fotot që shpërndan ministria janë më të bukurat dhe tregojnë një realitet që është krejt ndryshe.
Por a i keni parë veshjet e ministres së Shëndetësisë?
Në çdo dalje publike ajo i ndërron. Nëse shikoni rrjetin e saj social, nuk do e gjeni ministren të vehsur dy herë njëlloj.
Edhe Dukesha e Kembrixh, mbretëresha e ardhshme e Anglisë, de lnë media me të njëjtën veshje, për të treguar se duhet të kursejmë në kohë krize. Por Ogerta nuk pyet për krizë.
Ajo drejton ministrisë më të brishtë, atë të Shëndetësisë, që në vend që të kurojë njerëzit po i vret.
Mund të quhet pa frikë ministria e Vdekjes, për shkak se pacientët përballen me kushte mizebable. Aty mungojnë ilaçet. Nëse shkon për një mjekim, doktori është i detyruar që të të japë një recete me ilaçe që familjarët e pacientëve i blejnë jashtë sepse nuk ka në spital.
Shpesh herë, pacientët janë ankuar edhe për serumet, imagjinoni më pas për shtretërit apo për kushtet e tjera që spitalet nuk i plotësojnë.
Dje, u denoncua skandali i rradhës ku ushqimi në Spitalin e Korçës shërbehej në kovat e pastrimit.
A janë këto kushte për spitale? Absolutisht jo!
Sikur të ishin spitalet tona, si veshjet e Ogertës, me siguri do të ulej shumë numri i vdekjeve në Shqipëri.
Nga i gjen Ogerta gjithë këto para për të ndërruar çdo ditë garderobën e saj, që duke e parë kostumet që vesh, njëra mund të kushtojë deri në 300 mijë lek të vjetra duke arritur edhe shifra me miliona.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



