E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Miratohen listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, sa pozicione kanë marrë Berisha, Meta dhe aleatët
Politikë

Miratohen listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, sa pozicione kanë marrë Berisha, Meta dhe aleatët

Gjatë fjalës së tij, Berisha u bëri thirrje demokratëve të mos ndjekin Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn.

Teksa i cilësoi si pengje të kryeministrit Edi Rama, Berisha tha se ata mbahen nga lidhjet me krimin dhe janë të larguar nga PD.

“Kandidatët po bashkohen me koalicionin “Bashkë fitojmë” dhe janë të vendosur të mos mashtrohen nga pala tjetër. Do të bëjmë gjithçka për rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, për fundin e monizmit dhe për fitoren e kandidatëve të Primareve.

Theksoj se ne ftojmë çdo demokrat të bashkohet në këtë betejë dhe të mos ndjekë dy pengje të diskredituara të Edi Ramës, Lulzim Bravën dhe Alibashën, që të dy të mbajtur peng nga lidhje krimi nga Edi Rama, dhe natyrisht të dy për lidhjet e tyre me krimin janë të larguar nga PD. Çdo person që del jashtë standardeve, kritereve të të qenit anëtar i kësaj partie e humbet anëtarësinë kur verifikohen lidhje me krimin dhe e vërteta është që të dy këta, Basha me dosjen e mbyllur nga Edi Rama, ky tjetri me probleme serioze që nuk i ka deklaruar, po mbahen peng dhe keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Edi Rama, ndaj ftoj përsëri të gjithë demokratët të mbështesin kandidatët e Primareve.

Është një moment historik për forcën tonë politike të ngrihemi si misionarë për të firmosur me duart tona ndryshimin, rivendosjen e pluralizmit.

Nërkohë përsa i përket listave për këshillat bashkiakë, Partia e Lirisë ka marrë 240 pozicione. PBDNJ ka marrë 20 pozicione. PDK ka marrë 6 pozicione dhe pjesa tjetër i takon PD-së”, ka thënë Berisha.

Pra grupimi që drejton Berisha në PD do të marrë mbi 1300 pozicione në listat për Këshillat Bashkiakë, nga rreth 1600 që janë në total.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.