Nga numerimi i votave te deputeteve qe votuan per ndryshimet Kushtetuese
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar pak më parë ndryshimet kushtetuese, për hapjen e listave dhe unifikimin e kandidatëve në listat e koalicioneve zgjedhore.
106 vota PRO, 10 kundër, ndërsa 6 kanë munguar në seancë. Gjithsej në votim kanë marrë pjesë 116 deputetë. Ajo që bie në sy nga votimi është se asnjë socialist nuk ka votuar kundër këtyre ndryshimeve.
Kështu, kanë votuar kundër opozitarët e rinj:
-Adriatik Alimadhi, kundër;
-Fatjona Dhimitri, kundër
-Gjetan Gjetani, kundër
-Kujtim Gjuzi, kundër
-Elda Hoti, kundër
-Lefter Maliqi, kundër
-Erion Piciri, kundër
-Artur Roshi, kundër
-Zef Shtjefni, kundër
-Suzana Topi, kundër
Ndërkohë, s’kanë marrë pjesë në seancë për shkak të Covid-19 deputetët Ralf Gjoni, Elio Hysko dhe Enver Roshi, ndërsa kanë munguar për arsyet e tyre:
-Alma Borova, mungon
-Eneda Papllani, mungon
-Ligoraq karamelo, mungon.
Votimi i sotëm i hap rrugë hapjes së pjesshme të listave dhe një formule të re për koalicionet që do duhet të dalin në zgjedhjet e 2021-shit me një listë unike kandidatësh për deputetë. Që do të thotë se nëse PD e LSI bashkë me partitë e tjera do bëjnë koalicion bashkë, do të duhet të dalin me një listë të përbashkët emrash kandidatësh.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend ku u votuan ndryshimet Kushtetuese nuk i ka lënë batutat me deputetët.
“Ti je një bish lopate që je këtu përkohësisht. Jo lopatën se ke ti. Lopata jote është kurora e nderuar e monarkisë ti je bishti”, i ka thënë Rama Kujtim Gjuzit i cili e ka ndërprerë disa herë gjatë fjalës.
Sakaq në replikë me fjalimet e deputetëve, Rama ka thënë se kanë të Meta por jo në formës që ata pretendojnë.
“Ose do të ndryshojë natyra e sistemit ose madhësia e zonave. Kjo vlen për ata që thotë se s’bëhen këto ndryshime, mbasi ka kaluar një vit.
Ma ha mendja ju jeni një vagon nga ata të mallrave. Ne kemi të Meta plot por jo ato që thoni ju, por ju ngaqë nuk shkrefni pushkën në luftë doni luftë imagjinare.
Duhet të mbani qeleshen me shqiponjë. Doni luftë me zor, diktaturë me zor. Unë nuk e di çfarë keni bërë ju kur ishte diktatura këtu. Smerem unë me dosje, meret Myslimi me dosje”, tha Rama.
Sakaq Rama ka debatuar edhe me deputetin Artur Roshi.
“Jo mo jo se kam me ty s’të njof fare. E kam me ballin që vini këtu e bëni kot, ju jeni pa lidhje fare. Vini këtu e thoni ne të ballit. Cilit ball. Të thuash ne të ballit është si të thuash ne të ikurit. Ne kemi qenë jemi dhe do të jemi partia më e madhe”, shtoi kryeministri.
Pasi votuan të gjithë deputetët për ndryshimet Kushtetuese, Rama i ka falenderuar ata që votuan pro duke thënë se kanë bërë gjënë e duhur.
“Faleminderit për durimin për qëndrueshmërinë. Edhe njëherë shumë faleminderit miqve dhe ndërkombëtarëve. Faleminderit të gjithëve në krahun tuaj. Të jeni të bindur ata që kanë votuar sot, kanë bërë gjënë e duhur. Ata që skanë votuar kanë penguar votimin më të mirë, kanë penguar uljen e efektit të drejtpërdrejt. Kanë penguar përfaqësimin më të mirë të deputetëve në parlament”, tha Rama.



