Miratohen në Kuvend protokollet e NATO-s për aderimin e Suedisë dhe Finlandës
Me 114 vota pro, Kuvendi ka miratuar protokollet e NATO-s për aderimin e Suedisë dhe Finlandës në Aleancë.
Vendimi i parlamentit është pritur me duartrokitje nga deputetët në sallë.
E pranishme në Kuvend ishte dhe ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad e cila e priti vendimin me dorë në zemër dhe duke iu përulur deputetëve.
“Morën pjesë 114 deputetë, 114 vota pro” – tha Nikolla
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



