E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mirlind Daku në një histori të re dashurie, kush është vajza misterioze që i ka fituar zemrën
Sport

Mirlind Daku në një histori të re dashurie, kush është vajza misterioze që i ka fituar zemrën

Mirlind Daku nuk është më beqar! Lojtari i Kombëtares shqiptare të futbollit, Mirlind Daku, ka konfirmuar lidhjen e tij të dashurisë. Ai ka postuar fotografi me të dashurën në rrjetin social “Facebook”.

mirlind daku1

Dyshja shihen në ashensor, teksa Daku ka shkrepur foton, megjithatë pa zbuluar fytyrën e partneres së tij. Kujtojmë që pas Europianit, djemtë e Kombëtares janë në fokusin e publikut, sidomos ata beqar.

mirlind daku

Ndaj edhe ditët e fundit, Mirlindi ka dalë nga lista e djemve single, për të shijuar kështu këtë histori të bukur dashurie që ka nisur me vajzën misterioze. Sulmuesi i Shqipërisë, ka tërhequr interesin e disa skuadrave mes tyre është edhe Cagliari nga Serie A, por në orët e fundit në skenë ka dalë edhe një klub tjetër. Mediat italiane raportojnë se edhe Genoa, po monitoron situatën e tij.

Madje interesin për të nga klubi italian e pranoi edhe vetë babai i sulmuesit gjatë një interviste në Rusi. Fjalën e fundit do ta thotë klubi i Rubin Kazani, që për momentin nuk ka vendosur ende nëse do ta shesë apo jo Dakun.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.