E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mirlinda Karçanaj ‘zbarkon’ me makinë policie në GJKKO
Lajme

Mirlinda Karçanaj ‘zbarkon’ me makinë policie në GJKKO

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, dhe zv. drejtoresha Hava Delibashi janë paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), të shoqëruara nga policia, për verifikimin e masës së “arrestit në shtëpi” të vendosur ndaj tyre.

Të dyja zyrtaret nuk dhanë asnjë prononcim për gazetarët. Avokati i Karçanaj tha se: “Nuk kemi asnjë koment në këto momente”.

Gazetarët tentuan të marrin deklarata edhe lidhur me rastin e pengmarrjes së biznesmenit Gerond Meçe, por as Karçanaj dhe as Delibashi nuk pranuan të flasin.

Kujtojmë se të martën (16 dhjetor), SPAK dhe BKH zbatuan operacionin kundër një grupi të dyshuar kriminal që akuzohet për manipulimin e tenderave të AKSHI-t, duke përdorur dhunë dhe pengmarrje.

Në kuadër të këtij operacioni, gjykata caktoi masa sigurimi për tetë persona, përfshirë Karçanaj dhe Delibashin, të cilat u vendosën në “arrest shtëpie”.

Prokuroria e Posaçme akuzon gjithashtu Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj për veprat penale të konkurrencës së paligjshme përmes dhunës, heqjes së paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

SPAK njofton se: “Shtetasit e dyshuar kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, ku shqyrtimi i ankimimit mund të sillte ndryshimin e renditjes së fituesve”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.