E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Misteret e zhdukjes së guzhinierit vlonjat flet nëna e tij: Doli me tuta në mitingun e PD …
Publik News

Misteret e zhdukjes së guzhinierit vlonjat flet nëna e tij: Doli me tuta në mitingun e PD …

Arjan Shabani i zhdukur
Arjan Shabani i zhdukur

E dërrmuar dhe me  lot në sy dhe e pa shpresë, ajo ka vetëm një  shprrsë dhe lutet qē  djali i saj të jetë gjallë dhe ta kontaktojë.

Nena e  Arjanit  po perjeton orë ankthi,  prej 12 ditësh 72-vjeçarja Tefta Shabanaj.

E moshuara shkoi edhe në polici, por as uniformat blu s’kanë asnjë pistë për zhdukjen e 50-vjeçarit. I divorcuar prej më shumë se 20 vitesh, me profesion kuzhinier, 50-vjeçari njihej si një njeri i qetë dhe pa konflikte. Ai u largua më 21 prill me 300 lekë në xhep dhe veshur me tuta.

Ky është edhe pengu më i madh i të ëmës, e cila ngre pikëpyetje për fatin e tij. Dëshmitarët i kanë thënë se ai u largua nga Selenica drejt Vlorës me një makinë. Kush e mori 50-vjeçarin dhe e zhduku pa gjurmë? Çfarë dyshon nëna e tij?

Çfarë ndodhi në 21 prill?

E ëma: Na thanë se do vinte zoti Lulzim Basha. E pritëm që në mëngjes, por edhi në darkë. Hëngrëm bukë dhe djali u vesh si dhëndër. I thashë u bëre si ministër dhe u ndërrua. U vesh me tuta të grisura dhe doli. Më mori 3 mijë lekë të vjetra. Më tha më vjen zor të dal pa lek. Shkuam me gjitonët në miting. Kishte dalë 300 metra para Lulzim Bashës, i kishte thënë jam shef kuzhine dhe djalë i një ish të përndjekuri. Pasi mbaroi mitingu, unë me njerëz të fshatit erdha në shtëpi, por djali nuk erdhi. Rashë të flija dhe e telefonova djalin. Telefoni nuk u hap. Aty u shqetësova. Dola ta kërkoja. Pashë të njohur dhe një polic dhe e pyeta për djalin. U thashë njoftoni policinë të kontrollojnë makinat. Ata e morën me shaka se më thanë nuk humb buri 50 vjeç.

Më thanë të njohurit e morën në makinë. Kur u mbushën 24 orë, shkova bëra denoncim. Djali tjetër me tha mos ki merak se mbase e ndjek Lulzim Bashën edhe në mitingun tjetër, por unë nuk besova.

Kam ditë që pres të vijë, po nuk erdhi. Më mori policia në telefon a të erdhi djali. U thashë unë pres nga ju të më thoni. Një nga policët më tha s’ke turp që kërkon djalin, se atë se prek as miza e dheut, se është njeri i dashur dhe i mirë.

Çfarë dyshoni ju si nënë?

Nëna e  Arjan Shabanit
Nëna e Arjan Shabanit

E ëma: Kush është makina që e mori? Kush ishin ata që e morën? Këto dyshime kam. Kam shpresë mos e ka marrë ndonjë kosovar ose maqedonas për punë.

Çfarë ka bërë Arjani 6 muajt e fundit?

E ëma: Para 6 muajsh i erdhi një fletë nga Gjermania për të punuar. I thanë do i prisnin biletën dhe do e merrnin. Mori 2 mijë euro dhe iku në Gjermani në një lokal turk. i tha do punosh 12 orë në ditë dhe do paguhesh 1 mijë euro. Djali nuk ra dakord dhe u kthye. Pati oferta edhe në Itali.

Pse e përjashton mundësinë që ai mund të ketë nisur pune?

E ëma: E përjashtoj, sepse s’ka asnjë dokument me vete.

E ke parë të shqetësuar?

E ëma: Këndonte gjithë ditën. Nuk ishte i mërzitur. As është grindur, as është zënë me njeri. Kohët e fundit bashkëjetoi me një zonjë, por ajo u sëmur nga virusi dhe u ndanë me mirëkuptim.

Prej sa kohësh është shkëputur nga kjo marrëdhënie?

E ëma: Ka 2 ose 3 muaj. E telefonova dhe më tha Arjani ka 1 muaj që nuk më telefonon. Kam shkuar edhe në spitale, por më kanë thënë nuk ka Arjan Shabani.

 Është larguar më parë?

E ëma: Jo, asnjëherë pa adresë. Mund të mos më telefononte disa ditë, por unë e dija ku ishte.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.