E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjekët në protestë: Njerëzit kanë dhënë bakshish dhe do vijojnë të japin, nuk paraqesim rrezik
Publik News

Mjekët në protestë: Njerëzit kanë dhënë bakshish dhe do vijojnë të japin, nuk paraqesim rrezik

Pas arrestimit të dy mjekëve Serdi Memini dhe Ervin Sulaj, të cilët akuzohen se kanë marrë ryshfet nga familja e një pacienti, kolegët e tyre kanë dalë në protest në shenjë solidarizimi.

Njeri nga mjeket e arrestuar per rryshfet

Ata kanë kërkuar në protestë që të mos trajtohen si kriminelë ndërsa sipas tyre arrestimi i dy kolegëve Serdi Memini dhe Ervin Sulaj nuk zgjidh problemin e korrupsionit.

“Nuk e sheh të vlerë ndalimin e një mjeku që nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore, por e konsideron të përshpejtuar vendin për masën e sigurisë, s’ka prova. Mjekët nuk kanë rrezikshmëri të lartë shoqëri, nuk manipuloljnë provat apo të largohen se në atë rast do i humbin gjithçka, ndalimet apo arrestimet me shoë mediatik pa asnjë prova janë abuzive. Pas këtij organizimi do mblidhemi dhe do shqyrtojmë se çdo bëjmë, do e përshkallëzojmë apo jo”, thanë mjekët në deklaratë.

 

“Nuk dua që t’i heq prononcimit që bëri kolegu pak më parë, Rama para disa vitesh ka thënë që problem në Shqipëri për korrupsionin është sistemi dhe jo individi, pra jam sot këtu për të protestuar për mënyrën e zgjidhjes së problemit, nuk është zgjidhje, zgjidhja është reformë e thellë, jo partiake dhe ajo që ka premtuar Rama është autonomia spitalore. Njerëzit kanë dhënë bakshish dhe do vijojnë të japin, problem është sistemi”, tha një tjetër mjek.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.