E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjekët: Policia deklaroi vetvrasje pa u bërë asnjë analizë
Publik News

Mjekët: Policia deklaroi vetvrasje pa u bërë asnjë analizë

14-vjeçarja që vdiq papritur pasditen e 1 Janarit,është përcjellë sot për në banesën e saj të fundit.

Mjekët ligjorë të Spitalit të Beratit të indinjuar me policinë që deklaroi zyrtarisht se vajza dyshohet të jetë vetëhelmuar me pesticide. Mjekët”-“Pêr ne ishte vdekje e papritur. Presim përgjigjet e analizave”.

Njoftimi zyrtar i dhënë nga policia e Beratit në lidhje me rastin e  vdekjes së 14-vjeçares A.Ç,pasditen e djeshme,ka indinjuar mjaft mjekët ligjorë të Morgut në Spitalin Rajonal të Beratit. Ata deklarojnë se,njoftimi i dhënë nga policia për rastin ku thuhet se 14-vjeçarja dyshohet se është vetëhelmuar me pesticide është i pavërtetë.

Sipas mjekëve, nga ekspertiza njekoligjore ka rezultuar si “vdekje e papritur” dhe ende nuk duhen shkaqet e vërteta të vdekjes. Mjekët ligjorë të Spitalit të Beratit kanë dërguar analizat në Tiranë dhe janë në pritje të përgjigjes së tyre, për të konfirmuar edhe shkaqet e vdekjes. Sipas tyre, përgjigjet e analizave mbërrijnë brenda 2-javësh dhe pa mbërritjen e tyre askush nuk mund të përcaktojë dot shkaqet e vdekjes. 14-vjeçarja nga fshati Malas-Gropë në Urë-Vjagurore u gjet pa shenja jete në dhomën e saj mesditën e djeshme nga familjarët, të cilët e dërguan me urgjencë drejt Spitalit të Beratit por vajza nuk mundi dot të mbijetojë.

Babai i saj Lefter Çobo,nëna Albana,vëllai Leonard dhe familjarët e familjes Çobo e kanë përcjellë vajzën e tyre për në banesën e fundit, pa ditur ende shkaqet e vdekjes së saj. Burime nga familjarët e vajzës pohojnë se,vajza ishte e qetë, nuk kishte shfaqur asnjëherë probleme dhe se ditën e vdekjes kishte drekuar me familjen dhe ishte shtrirë për të fjetur në dhomën e saj.

Ja njoftimi i policise:

Berat

Më datë 01.01.2020, në Urë Vajgurore, Berat, dyshohet se është vet’helmuar me pesticide shtetasja E.Ç, 15 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.