E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjeku Alimehmeti sjell studimin e shkurtit për Covid dhe thotë: Të rinjtë përçojnë më shpejt sëmundjen
Lajme

Mjeku Alimehmeti sjell studimin e shkurtit për Covid dhe thotë: Të rinjtë përçojnë më shpejt sëmundjen

Mjeku Ilir Alimehmeti sjell të dhënat e një studimi në Singapor, i shkurtit 2021 për transmetueshmërinë e Covid-19, sidomos te emigrantët.

Sipas mjekut Alihmemeti, tani është  e qartë që Sars-covid është virus që godet moshat më të vjetra dhe ata me sëmundje kronike. “Të rinjtë, luajnë rol kyc në transmetimin e sëmundjes te këto grupmosha të cënueshme, por për shumicën dërrmuese të vetë të rinjve, virusi nuk ka pasoja madhore” shkruan mjeku Alimehmeti, raporton newsbomb.al.

Sipas studimit të sjellë nga mjeku, popullata e studiuar përbëhet nga emigrant ekonomikë që jetojnë për kapanone massive, në kushtet më të keiqja të mundshme.

U studiuan 198.320 persona ku 50% ishin deri në moshën 39 vjec, 25% nën moshën 28 vjec, dhe 25 përqind të tjerë mbi 40 vjec.

Nga të gjithë personat e shqyrtuar, 56.1% e tyre u prekën nga covid ku 21.7% shfaqen shenja klinike dhe vetëm 0.08%  u shtruan në terapi intensive, raporton newsbomb.al.

Autoritetet zbuluan se covid te emigrantët karakterizohet nga : prevalencë e lartë infektimi; sëmundshmëri e ulët, shumë pak shtrime në terapi intensive dhe vdekshmëri të ulët.

“Si përfundim, mesazhi që duhet tu japim të rinjve është; mbroni të moshuarit dhe të dobëtit të mos infektohen; mesazhet e gabuara cojnë vetëm në mospranime dhe gabime edhe më të mëdha nga ana e të rinjve” thotë doktor Ilir Alimehmeti, raporton newsbomb.al.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.