E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjeku i njohur Kalo: PS  është një parti e “MAVIJOSUR” nga ethet e parave të korrupsionit
Publik News

Mjeku i njohur Kalo: PS është një parti e “MAVIJOSUR” nga ethet e parave të korrupsionit

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka bërë një tjetër deklaratë të ashpër në drejtim të Partisë Socialiste, që sipas tij pas ardhjes në pushtet është mbrojtëse e interesave të pasunarëve, dhe është mavijosur nga ethet e parave të korrupsionit.

vsss

“PS e pas Qershorit 2013 është një parti mbrojtëse e interesave të pasunarëve, e “MAVIJOSUR” nga ethet e parave të korrupsionit”, shkruan Kalo në rrjetet sociale.

Gjatë diskutimeve me ndjekësit në “Facebook”, mjeku i njohur thotë se kishte “ shumë-shumë pak shpresë për ndonjë reflektim të Rilindjes në zgjedhjet e ardhshme Parla-Pa-Mentare të 25 prillit, por paskam qenë i gabuar”.

Ndërsa dikush e pyet se çfarë duhet bërë pasi të gjithë janë të korruptuar, Kalo ia kthen duke i thënë se “të mos vijojmë t’u shkojmë prapa e të mos grindemi mes nesh të verbuar nga militantizmi”.

Sjellim në vëmendje që në 4 mars Tritan Kalo njoftoi largimin e tij nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë Covid-19. Në deklaratat e tij të mëhershme Kalo është shprehur se politika ia ka dalë që të përçajë mjekët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.