E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjeku i presidentit amerikan  jep detaje mbi gjendjen  shëndetësore: Jemi të lumtur për progresin, tani po punon nga spitali
Bota

Mjeku i presidentit amerikan jep detaje mbi gjendjen shëndetësore: Jemi të lumtur për progresin, tani po punon nga spitali

“Në këtë kohë ekipi dhe unë jemi jashtëzakonisht të lumtur me progresin që presidenti ka bërë”, tha Conley. “Të enjten ai kishte një kollë të lehtë dhe bllokim të hundëve dhe lodhje. Të gjitha këto simptoma tani po marrin zgjidhje dhe po përmirësohen.”

I pyetur nëse do kishte një datë për daljen e Presidentit Trump nga spitali, mjeku Conley nuk u zotua të jepte një datë të caktuar.

Donald Trump konfirmoi të enjten përmes një shënimi në Twitter se ai sëbashku me Melanie Trump, Zonjës e Parë të SHBA ishin infektuar me COVID-19.

Më pas Presidenti Trump u transportua me helikopter nga Shtëpia e Bardhë në një spital ushtarak. Përpara se të hipte në helikopter Presidenti i përshendeti me dorë disa here gazetarët që ndodheshin në vendngjarje dhe më pas u nis drejt Qendrës Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed në Bethesda të shtetit të Marilendit. Ai do të punojë nga spitali në ditët në vazhdim.

“Me qëllimin për të treguar kujdes dhe shmangur çdo rrezik, sipas rekomandimeve të mjekut të tij dhe ekspertëve, Presidenti do të punojë nga zyrat presidenciale në Walter Reed gjatë ditëve të ardhshme”, thuhej në deklaratën e zonjës McEnany.

Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë nuk do të ketë transferim të pushtetit nga Presidenti Trump tek Nënpresidenti Mike Pence.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.