E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjeku Ilir Alkja denoncon: S’ka protokoll për trajtimin në ambulancë, arsyeja është se nuk ka vende të lira në spitale
Publik News

Mjeku Ilir Alkja denoncon: S’ka protokoll për trajtimin në ambulancë, arsyeja është se nuk ka vende të lira në spitale

Mjeku i Urgjencës Ilir Allkja është shprehur i shqetësuar me faktin se pacientët e infektuar me koronavirus hezitojnë të trajtohen në spitale.

Ai tha në Report Tv se kjo është e gabuar, pasi mund të sjellë përkeqësimin e gjendjes së tyre dhe mund të jetë tepër vonë për t’u shpëtuar jetën.

“Aktualisht mbetet problem, të sëmurët që hezitojnë të vijnë në spital dhe qendrojnë në shtëpi duke u agravuar, duke agravuar parametrat e tyre jetësor deri në ekstrem. Ka nga ato që kanë frik, janë ca legjenda idiote që janë përhapur të cilat i stepin. Në momentet që saturimi i oksigjenit bie nën 90% duhet doemos që ti drejtohen spitalit, të kërkojnë ndihmë për tu hospitalizuar sepse nuk mund të menaxhohet në shtëpi sëmundja në momentin që parametrat fillojnë e bëhen kritik. Në spital do të ketë gjithmonë një mjek që do të kujdeset për ta”, tha mjeku i urgjencës.

Për sa i përket trajtimit të pacientëve në autoambulanca, Allkja tha se nuk ka asnjë protokoll për trajtimin në këto mjete, duke shtuar se arsyeja e vërtetë që ndodh kjo është mungesa e shtretërve të lirë në spitale.

Nuk ka asnjë protokoll, janë si të thuash gënjeshtra ato sepse po të kishte një protokoll do të na jepej me shkrim, ne nuk kemi ndonjë protokoll për të qëndruar pacientët në ambulancë, kanë qendruar në pritje të lirohej një shtrat, kjo ka qenë e gjitha. Pacientët në ambulancë trajtohen nga ekipi mjekësor i autoambulancës, trajtohen me oksigjen, trajtohen me barna për të qetësuar dhimbjen apo për të hapur rrugët e frymëmarrjes, me gjithë suportin që ju duhet”- u shpreh Ilir Allkja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.