Mjeku Ilir Allkja kërkon që të ndihmojë si vullnetar në ekipet e Urgjencës
Rreth 1 muaj më parë mjeku i Urgjencës Kombëtare pranë QSUT-së Ilir Allkja u shkarkua nga detyra e tij për shkak të shkeljes së etikës në punë.
Me anë të një psotimi në rrjetet sociale, mjeku ka kërkuar që të punojë si vullnetar në ekipet e Urgjencës për t’i shërbyer vendit.
Ai thotë se Rama ia ka mbyllur këtë opsion në prononcimin e 14 janarit, por menaxherët e sistmeit duhet të mendojnë për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish.
“VULLNETAR PËR T’I SHËRBYER VENDIT.
Në kushtet e rënda të epidemisë së covid-19 që po kalon Shqipëria, nisur nga mungesat e theksuara në mjekë, unë do të doja të punoja vullnetar në ekipet e urgjencës për t’i ndihmuar sa më shumë njerëzit e vendit tim.
Megjithëse Rama në prononcimin e tij më 14 janar, në emisionin OPEN e ka mbyllur këtë opsion , menaxherët e sistemit shëndetësor duhet të mendojnë për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish e jo për tekat e një kryeministri të dalë duarsh”, shkruan mjeku Allkja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



