Moderatori i njohur humb njeriun e shtrenjtë: Nuk e di a do mësohem dot me mungesën tënde
Nëna e kantautorit dhe moderatorit shumë të dashur për publikun shqiptar, Ardit Gjebrea, ka ndërruar jetë. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë Arditi nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram”.
“Me trishtim njoftoj se mbrëmë mamaja ime ndërroi jetë. E përcjellim sot në ora 5pm në varrezat e Sharrës. Ndërsa vizitat i presim në Mak Albania Hotel (ish Sheraton) të dielën, të hënën dhe të martën 10.00 – 1pm dhe 5pm – 8pm”, njofton Ardit Gjebrea.
Arditi gjithashtu ka postuar dy foto në “Instagram” me të ëmën ku prek me fjalët e ndjera që i dedikon asaj. “Nuk di a do mësohem dot me mungesën tënde… Lutem që engjëjt të kujdesen për ty”, shprehet ai plot dhimbje.

Ndërkohë nëna e Arditit ka ushtruar profesionin e mësueses për vite me radhë. Ajo është vlerësuar si mësuese e merituar për karrierën e saj të gjatë në shkollën “20 vjetori” në kryeqytet, ndërsa në rininë e saj ka kënduar, pasion të cilin e ka trashëguar dhe Ardit Gjebrea.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



