Momenti historik kur raketa Artemis niset drejt Hënës
Lëshimi me sukses në hapësirë i raketës është një moment historik për Agjencinë amerikane të hapësirës.
“Ngrihemi së bashku, përsëri në Hënë dhe më tej”,thërret komentuesi i NASA-s.
Charlie Blackwell-Thompson përshkruan misionin si hapin e parë për kthimin e njerëzimit në Hënë.
Nasa lëshoi raketën e saj më të madhe ndonjëherë nga Kepi Canaveral në Florida.
Artemis 100 metra i gjatë u ngjit drejt qiellit dhe objektivi i tij është të hedhë një kapsulë astronauti në drejtim të Hënës.
Anija kozmike, e njohur si Orion, është pa ekuipazh për këtë fluturim të veçantë, por nëse gjithçka funksionon siç duhet, njerëzit do të ngjiten në bord për misionet e ardhshme që shkojnë në sipërfaqen hënore.
Fluturimi i së mërkurës pasoi dy përpjekje të mëparshme të nisjes në gusht dhe shtator, të cilat u ndërprenë gjatë numërimit mbrapsht për shkak të defekteve teknike.
Por çështje të tilla u tejkaluan dhe Sistemit të Nisjes Hapësinore, siç quhet shpesh raketai, u nisën në hapësirë sot në orën lokale 01:47.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



