E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Momenti kur dy drejtorët e Policisë, të dehur, i sulen deputetëve të PD dhe nxjerrin pistoletë
Lajme

Momenti kur dy drejtorët e Policisë, të dehur, i sulen deputetëve të PD dhe nxjerrin pistoletë

Në një kohë kur qytetarët dhunoheshin, goditeshin, arrestoheshin….këta funksionarë që kishin detyrë të krijonin kushtet deputetëve të merrnin informacion, ishin sheshuar dhe mbytur nën avujt e alkolit. Siç i shihni në pamje”.

Rrëfimi i plotë i ish-deputetit Enkelejd Alibeajt për dhunën që u ushtrua edhe mbi deputetët e opozitës në Policinë e Tiranës, brenda zyrës së kreut të saj, mbrëmjen pas protestës së 16 shkurtit në Tiranë.

Alibeaj: “Dje është shpërndarë njoftimi që ne, disa ish-deputetë të opozitës jemi proceduar nga prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për një ngjarje të ndodhur më datën 16 shkurt. Është detyrimi ynë mbi të gjitha qytetar, juridik po mbi të gjitha politik, për të shuar kërshërinë e medias e hedhur paksa dritë objektive mbi atë ç’ka ndodhur e sigurisht për të shuar çudinë apo habinë tuaj për procedimin tuaj.

Ka qënë data 16 shkurt, protesta e parë e organizuar nga ana e opozitës së bashkuar me qytetarët përpara Kryeministrisë dhe menjëherë pas saj, ka ndodhur një valë e gjatë e fortë shqërimesh, arrestimesh, dhunë ndaj qytetarëve, pjesëmarrësve në protestë. Mbi 50 ishin të shoqëruar atë ditë.

Ne morëm të dhëna se shumë prej pjesëmarrësve iu nënshtruan dhunës e terrorit. Në këtë situatë, një grup deputetësh, në atë kohë edhe nënkryetar i Komisionit të Sigurisë – komisionit parlamentar që ka detyrë, monitorimin e Policisë së Shtetit, shkuam pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës sipas të drejtave dhe detyrimeve që kanë deputetët për të marrë informacion mbi atë çfarë policia ishte duke ushtruar ndaj qytetarëve.

Dhe të penguar totalisht nga funksionarët e Policisë si ata në hyrje dhe ata në kupolë, u pengua e drejta jonë për të marrë informacion dhe pse jo, edhe për të ndaluar – në fakt ky ishte qëllimi ynë, për të ndaluar valën e dhunës, terrorit, shoqërimeve, arrestimeve – që Policia po bënte atë mbrëmje në 16 shkurt.

U penguam atë mbrëmje kur Kushtetuta i jep deputetit përparësi të pritet  nga ana e strukturave policore dhe ligjin që jep si detyrim t’i presë me përparësi deputetët.

U penguam jo më pak sesa një orë dhe në kushtet kur ndodhi kjo dhe vazhdoi vala e shoqërimeve dhe arrestimeve, shkuam me përpjekje në zyrën e Drejtorit të Policisë. Çdokush mund të mendojë se në atë kohë ishin të impenjuar me detyra të tjera, por për çudinë tonë e jo vetëm tonën pamë që detyra e vetme që Drejtori i  Policisë së Tiranës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, nëndrejtorët e Policisë, prokurorët ishin të impenjuar nga avujt e alkolit!!!

Në një kohë kur qytetarët dhunoheshin, goditeshin, arrestoheshin….këta funksionarë që kishin detyrë t’u krijonin kushtet deputetëve të merrnin informacion, ishin sheshuar dhe mbytur nën avujt e alkolit. Siç i shihni në pamje!

E jo vetëm kaq, por aty në zyrat kryesore të shtetit, të Policisë së Tiranës,  u ndodhëm përballë një agresioni të personave të dehur nga avujt nga alkolit, por ndoshta dhe nga euforia e dhunës policore dhe shtypjes së kokës së qytetarëve dhe deputetëve të opozitës!

Pamjet tregojnë fare qartë se si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, për një akt të thjeshtë që bën kushdo sot, filmon e dokumenton atë që po ndodhte, agreson deputetin Strazimiri; se si një nëndrejtor i Policisë nën avujt e alkolit, vendos edhe dorën për të kapur koburen, nuk e di se kujt do t’ia drejtonte,  prej deputetëve!

Kjo ishte ajo që ndodhi. Menjëhërë pas atij momenti, ne depozituam një kallëzim penal si deputetë!”

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.