E enjte, 5 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Momenti kur hajdutët mbushin çantat në Muzeun e Luvrit (VIDEO)
Bota

Momenti kur hajdutët mbushin çantat në Muzeun e Luvrit (VIDEO)

Janë publikuar pamje të reja të grabitjes spektakolare në muzeun e Luvrit, ku grabitësit thyejnë kabinat prej qelqi, marrin bizhuteritë dhe largohen me shpejtësi.

Sot, prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, bëri me dije se vlera e dëmit të shkaktuar nga kjo vjedhje arrin në 88 milionë euro. Megjithatë, ajo theksoi se kjo shifër është vetëm pjesë e kostos së përgjithshme, pasi dëmi historik dhe simbolik që ngjarja ka shkaktuar është shumë më i madh dhe i pallogaritshëm.

Në një intervistë për RTL, Beccuau u drejtua drejtpërdrejtë grabitësve, duke i paralajmëruar të reflektojnë thellë para se të vendosin të shkatërrojnë këto vepra arti.

“Shkrirja e bizhuterive nuk do t’u sjellë asnjë përfitim të vërtetë, pasi këto objekte janë të identifikueshme dhe nuk mund të shiten në tregun e zi ndërkombëtar,” tha ajo, duke nënvizuar se grabitësit do të kenë shumë vështirësi për t’i shfrytëzuar ato në mënyrë të ligjshme apo të fshehtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.