Monika Kryemadhi kërcënon Edi Ramën: Nëse prek deputetët do…
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte protagonistja e seancës parlamentare ku u zgjodh Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, ku qëlloi me çizme kryeministrin Edi Rama, dhe u mori kartat e votimit disa deputetëve socialistë.
E ftuar në studion e emisionit “Repolitix” të Denis Mingës, Kryemadhi u shpreh se nuk do të reshtë aksionin e saj ndaj Ramës, dhe nuk do të kursejë as edhe sulmet siç ndodhi në seancën e fundit parlamentare për 2017-ën.
Gazetari: Do ta godisni sërish?
Monika Kryemadhi: Ai atë do ti kalojë ligjet për 5 minuta, që të mos ketë ndonjë këpucë kokës. Po nëse gjakosen sërish deputetë, do ta godas.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



