Monika Kryemadhi: Kompania që bleu “Top Channel”, përfaqësohet nga Mirel Mërtiri
Kryemadhi tregoi kontratën e shitjes së televiziont “Top Channel”, ku tregohej se kompania “Western Media Conglomerate Ltd”, në Belize është përfaqësuar nga Leoneli Gonzalez, e referuar si blerësi.

Kryemadhi tha se shitja e këtij televizioni është bërë gjatë momentit ku ndaj aksioneve ka qenë duke u zhvilluar një proces në Gjykatën e Lartë, në datën 14 janar 2023, në të njëjtën datë kur është marrë vendimi nga aksionerët dhe është bërë aprovimi nga blerësit.
Kryemadhi tha se regjistrimi në QKB nuk është bërë për shkak se e ligjin e mediave shqiptare nuk lejohet që frekuenca kombëtare të jetë në një kompani ofshore. Deputetja shtoi më tej se me këtë çështje do të merret seriozisht, duke e etiketuar rastin gjithashtu si një cënim të sigurisë kombëtare.

Kryemadhi pretendon se do t’i marrë “Top Channel-it“ dëmshpërblim monetar, si dhe do t’i zbardhë edhe ofshorin e saj të nënshkruar në Basel.
“Top Channel nuk përfaqësohet më nga familja Hoxha, pasardhësit e Dritan Hoxhës, por është një kompani offshore, përfaqësohet nga Edi Rama, Erion Veliaj, nga Mirel Mërtiri. Kjo kontrata këtu që i ka nxjerrë ky zotëria, e kujt është, ku është shitur tek një kompani ofshore? Është akt juridik në Basel. Pse nuk është regjistruar në QKB kjo? Sepse me ligjin e mediave shqiptare nuk lejohet që frekuenca kombëtare të jetë në ofshorë. Ky televizion me çfarë para mbahesh? Bizneset e kësaj zonjës që kanë shitur dhe i riblen prap te kafeja, te pronat, te paratë me fajde, të gjitha, kush është sponsori kryesor i këtyre? Edhe me këta do merrem seriozisht sepse këta sot janë cënim i sigurisë kombëtare, sepse sot një televizion kombëtar me frekuencë kombëtare, i cili ka zaptuar nëpërmjet mënyrave nga më të ndryshme me lavazh truri që të gjithë e dimë se çfarë ndodh. Ajo nuk mund të përdori të drejtën e emisionit duke gënjyer për mua, e para. E dyta nëse të tjerët nuk i kanë bërë padi “Top Channel-it“ më parë sa herë vendoste gjoba poshtë e përpjetë, këtë radhë me Monika Kryemadhin do t’i shkohet deri në fund. Do ju marr edhe para për dëmshpërblim por do i zbardh edhe ofshorin e saj që e ka nënshkruar në Basel,” tha Monika Kryemadhi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



