E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Monika Kryemadhi:Do të hyjmë në zgjedhje , Rama ka shumë frikë…
Politikë

Monika Kryemadhi:Do të hyjmë në zgjedhje , Rama ka shumë frikë…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur e bindur për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Sigurisht që do marrim pjesë në zgjedhje. Të bëjmë sot zgjedhje, të jesh i bindur se njeriu që ka më shumë frikë është Rama. Nëse do ishte aq i fortë do kishte bërë zgjedhje të parakohshme, se do donte të hiqte ministra të tij. Nëse shkojmë sot në zgjedhje, opozita e bashkuar ja merr të gjitha bashkitë, madje edhe këshillat bashkiak. U ka vajtur njerëzve ku s’mban. S’do pyesim më për vëzhguesit ndërkombëtar të cilët bëhen palë me vjedhje dhe blerjen e votave”, tha kryetarja e LSI-së.

***

 

Zgjedhjet për Tiranën/ Kryemadhi jep emrat e parë, po diskutohet për…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zbulon dy nga emrat e diskutuar në radhët e opozitës për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

E ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo”, Kryemadhi tha se ndër emrat e diskutuar janë deputeti dhe kryetari i LZHK-së, Dash Shehi dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Sipas saj, propozimet konkrete do bëhen gjatë muajit janar kur edhe opozita të dalë me një emër të vetëm.

“Zgjedhjet për Tiranën? Brenda janarit do të kemi emra. Kemi diskutuar Dash Shehin, Ylli Manjanin, e shumë e shumë të tjerë. Edhe fëmija im të jetë kandidat i Edi Ramës do të bëj fushatën më të egër kundër”, u shpreh Kryemadhi.

***

Vetingu në politikë/ Do kthehet opozita në parlament nëse përgjigja  e Venecias është negative? Përgjigjet Kryemadhi

Do kthehet opozita në parlament nëse përgjigja  e Venecias është negative për vetingun në politikë (që është propozim i opozitës)?

Kryetarja e LSI-së tha se, opozita pritet të marrë vendim vetëm pasi të shprehet Venecia.

“Do marrim një vendim pas vendimit të Venecias se s’më takon mua, por pjesëtareve të frontit opozitar”,tha Kryemadhi.

***

Unaza e Re/ Kryemadhi: S’ka tërheqje, guxim shumë i madh nga kryeministri që të bëhet ky veprim kaq i rëndë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se opozita nuk do të tërhiqet nga mbështetja e kauzës së banorëve të Unazës së Re.

kryemadhi

“Projekti i Unazes se Re eshte ne vleren totale 100 milion euro. Opozita nuk eshte e angazhuar ne proteste. Protesta eshte e banoreve. Ne mbeshtesim banoret”, tha Monika Kryemadhi te “5 pyetjet nga Babaramo“.

“Prezenca e deputeteve te LSI se qarkut tirane eshte detyre, sepse LSI ka marre vota ne ate zone. Ështe nje veper e madhe korruptive. Ka një buxhet të fryre dhe mungese transparence. Ky projekt eshte nisur qe ne qershor 2017. Perse nuk u njoftuan banoret? Qeveria ka detyrim moral ti shperbleje. Projekti afere shume e madhe korruptive. Guxim shume i madh nga ARRSH dhe kryeministri qe te behet ky veprim kaq i rende.  opozita nuk do te nise asnje aksion politik qe te abortoje para kohe. Opozita detyroi qeverine qe brenda nje viti te ndryshoje ministrin e rendit. Ndryshimi erdhi per shkak te opozites, dhe jo ndergjegjesimit te Edi Rames”, shtoi kryetarja e LSI-së.

“Erion Veliaj ka punuar, por edhe nuk ka mbajtur premtimet e veta”

Është një ndryshim konteksti i fjalisë sime. Mua nuk më vjen çudi, sepse së pari personazhet në fjalë që qenkan indinjuar nga fjalia ime, kanë marrë vetëm pjesën e parë dhe jo pjesën tjetër të fjalisë. Pavarësisht nga kjo, unë i qëndroj përsëri fjalëve të mia, sepse jam koherente në ato që them, sepse duhet të kemi parasysh që asnjëri nga ne nuk e mohon dot që shkollat dhe çerdhet e Tiranës janë lyer, janë rregulluar, por nuk është ndërtuar asnjë shkollë e re në Tiranë. Asnjëri nga ne nuk e mohon që rrugët e Tiranës lahen e pastrohen, por nuk do të thotë që lahet dhe pastrohet edhe periferia e Tiranës, apo komunat e kështu me radhë. Ka një problem në atë që dua të theksoj që më vjen shumë çudi që këta kritizerët ndihen të indinjuar për shkakun a po bën Monika diversion apo është Monika me Erion Veliaj. Le ta lexojnë si të duan. Unë di të them vetëm që Erion Veliaj është një kryetar bashkie që përfaqëson Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, përfaqëson Rilindjen, por nga ana tjetër  një mandat i dytë i Erion Veliajt do ta rrezikonte jashtëzakonisht shumë pozicionin e Ramës në krye të Partisë Socialiste. Nëse këto lloj njerëzish nuk e kuptojnë mua nuk më çudit fare, sepse ose këta bëhen pjesë e propagandës së Lali Erit. Pra, një gjysmë fjalie që thotë Monika Kryemadhi që: Po Erion Veliaj nuk ka punuar. Po mo ka punuar Erion Veliaj, nuk mund ta mohojmë këtë gjë sepse duhet të jemi objektivë, por në 100 për qind të premtimeve që ka dhënë, ai ka mbajtur 10 apo 20 për qind. Unë po jua them prapë, Erion Veliaj ka punuar, por edhe nuk ka mbajtur premtimet e veta, që nga kullat, që nga shkollat, çerdhet e reja etj. Ose nga ana tjetër bëjnë punën e Edi Ramës për të filluar gjuetinë e shtrigave brenda partisë së vet dhe për t’i hapur korridoret e kandidimit të kandidatëve të tjerë brenda Partisë Socialiste sepse duke qenë mandati i dytë i Erion Veliaj-t, i rrezikon ‘Kryetarllëkun” Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, atëherë atij i intereson kjo gjë.

Pse e rrezikon?

Po sigurisht që e rrezikon sepse mos të harrojmë që një kryetar Bashkie, i cili ka marrë një buxhet jashtëzakonisht të madh nga Bashkia e Tiranës për të bërë projekte nga më të ndryshme, dhe nga ana tjetër biznesmenë, ku të cilët gjithë këto kulla që po ngrihen në mes të Tiranës, në njëfarë mënyre kanë një firmë të Edi Ramës dhe një firmë të Erion Veliaj. Pra, biznesmeni i ngelet borxh edhe Erion Veliajt edhe Edi Ramës. Është më komod me Erion Veliaj dhe këtë nuk e garanton dot Edi Rama. Janë bizneset më komode me Erion Veliajn apo Edi Ramës, kjo është një gjë për tu parë dhe për të pyetur bizneset. Nga ana tjetër, dua t`ju them edhe një gjë. Edhe pse nuk i pëlqen diversioni këtyre njerëzve, që për mua nuk ka absolutisht asnjë lloj problemi, mos harrojmë që Edi Rama është një nga personat që nuk duron dot njerëz të cilët e kalojnë popullaritetin më shumë se Edi Rama.

E ka kaluar Erion Veliaj?

Unë mendoj që brenda Partisë Socialiste, popullariteti i Erion Veliaj është shumë më i madh se i Edi Ramës. Kështu mendoj unë, është gjë tjetër kjo pastaj për tu diskutuar. Pse? Sepse edhe Fatmir Xhafën për këtë arsye e shkarkoi. Popullariteti ose forca mund të themi e Fatmir Xhafës po fillonte t`i bënte hije karriges së Edi Ramës dhe automatikisht, por mos u çudisni ku një ditë më vonë ne pamë Fatmir Xhafën në krah të lali Erit në takimet e Bashkisë së Tiranës që kishte në zonën e vet ku ai është deputet. Pra,a jo që dua të them është që argumentimi i cili përdorin kundër meje, ka dy rrugë. Një, bëhet pjesë e makinerisë së lali Erit. Pra për të propaganduar akoma dhe më shumë. Ana tjetër, ose janë pjesë e propagandës së makinerisë së Edi Ramës për të tkurrur apo reduktuar Erion Veliajn. Këta njerëz që paskan kaq merak gjysmën e fjalisë time pse paskam thënë unë këtu, por pse nuk shkruan njëherë këta për shitjen, apo për blerjen që u bëri Erion Veliaj këshilltarëve të LSI-së, kur ndërkohë pjesa tjetër e këshilltarëve të LSI-së dolën kundër rritjes së ujit, por si këta njerëz nuk e bënë prezentë absolutisht asnjëherë, denoncimin dhe padinë penale që i ka bërë grupi i këshilltarëve të LSI-së ndaj Erion Veliaj për kalimin e kompetencave për teatrin, marrjen e një fuqie juridike që nuk i takon Erion Veliajt, pra heqjen e kompetencave të Këshillit Bashkiak, nuk e ka shkruar asnjë portal, këtë e kanë bërë këshilltarët, sepse asnjë nga këta analistë nuk e përmendi faktin që thelbi i Teatrit Kombëtar fillon nga Erion veliaj, ky që i ka hequr të drejtën Këshillit Bashkiak për të thënë jo shembjes së teatrit, por ka firmosur pa vendim të Këshillit Bashkiak. Si nuk u kujtuan këta analistë, që të thonë ore Erion Veliaj çdo ti në Unazë të Re, nuk është e drejta jote juridike, Unaza e Re nuk është pronë e Bashkisë së Tiranës, ajo është pronë e Drejtorisë së Përgjithshme të rrugëve, dhe kjo unazë është me paratë e buxhetit të shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.